Maqedoni

Tërmeti i lë pa shtëpi dy familje

21.01.2017 14:31

Në këtë shtëpi të vjetër e cila daton qysh para 200 viteve, jetojnë dy familje...

Në katin e parë jeton familja Camoviq dhe në katin e dytë familja Memeti. Fati I tyre ndryshoi rrjedhen pas tërmetit I cili goditit Shkupin para disa muajsh. Ata u detyruan të braktisin shtëpinë sepse muret e plasaritura dhe tavani I varur rrezikojnë tu shemben mbi kokë.
 
Jeta për familjen Muarremi u vështirsua, ata u shkapërderdhen nëpër familjarët për ti mbijetuar acarit të dimrit. Veshtire e ka per ta pranuar realitetin por pavaresisht kesaj, jeta e nomadit per kete familje sic duket  eshte bere tash me nje perditshmeri.   
 
“Kur u dridh toka, muret kur plasën edhe tavani u vjerr edhe nuk është për me jetu këtu,pak me e prek këtë mur kjo po hulatet krejt. Kjo njuk është e sigurt. Unë I kam dy nipa edhe kjo secilin minut mundet me u rrëzu, unë nuk mujsha me I rreziku. Nipat edhe reja shkunë te baba I rejës atje janë tu jetu momentalisht. Unë jam tu fjet dy tre netë te djali I vogël, ai I ka vetëm dy dhoma ndërsa është vet i 5-ti, jam tu shku donji natë te vëllau jem, deni natë te miqt e mi, herë në atë anë e herë në këtë anë, jam tu I mabajtë valigjet për nja nji javë ku ka vend të zbrazët”, tha Esat Memeti.
 
Komisioni për vlersimin e dëmeve  menjehere ka konstatuar qe shtepia eshte e pa banueshme dhe  sa më parë nga kjo shtëpi duhet të largohen te gjithe anetaret e familjes. Esat Muarremi  nuk ka shprese qe dëmet do ti kompensohen, pavarsisht kërkesave që kanë bërë. Ai rrefen edhe per gjendjen financiare te keqe.  20 muaj te plota punon  pa asnjë denarë sepse përmbaruesit ia kanë bllokuar llogarinë e bankës, per shkak te borxheve te pa paguara.
 
“Unë momentalisht jam tu punu në komunën Qendër, jena tu fshi rruget  për nje idare, edhe atë rrogë cka e kam, nuk mundem ta marr. Për 9000 denar punoj, por e kam një llogari të bllokuar, 1 denar s`jam tu e marrë  njëzet muaj rrjesht. Këto përmbaruesit ma kanë ndal rrogën krejt dhe smundem të marr asgjë. Nuk mund ta mbaj më këtë ransi unë, është e tepërt për mua. U bona koc edhe likurë, por nuk kam cka të bëj mbeta askund, mbeta rrugeve në 62 vjet unë mbeta me fjet here këndej e her andej”, shtoi Memeti.
 
Esati i u ben apel institucioneve  shtetërore per  te gjetur rrugdalje.  Apel per solidaritet u ben edhe  njerëzve bamirës te cilet kane mundesi ti ndihmojne atij. Dëshira për të ndërtuar shtëpi të re per Esatin mbetet vetem një enderr e largët,  por shpreson tek njerezit  bamirës  te cilet mund te ndryshojne realitetin e hidhur.
 
Ndihmoni në: 078 649 727 
 
FARIE DAUTI BAKIU