MAQEDONI
Veljanovski rizgjedhet kryetar i parlamentit
10.05.2014 18:24
Parlamenti i Maqedonisë mbajti sot seancën konstituive ku verifikoi mandatet e 123 deputetëve...

Parlamenti i Maqedonisë mbajti sot seancën konstituive ku verifikoi mandatet e 123 deputetëve që fituan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 prillit dhe zgjodhi edhe kryetarin e ardhshëm të Kuvendit, ku u rizgjodh kandidati i vetëm për këtë post, Trajko Veljanovski.
Gjatë konstituimit ashtu edhe siç pritej munguan deputetët e zgejdhur nga LSDM dhe partnerët e saj të koalicionit të cilët paraprakisht firmosën deklarata me shkrim se refuzojnë mandatet, por edhe deputeti i zgjedhur i RDK-së, Rufi Osmani. Megjithatë shumica parlamentare verifikoi edhe mandatet e tyre.
Kryetari i Komisionit për verifikimin e mandateve, Aleksandar Nikollovski, u shpreh se sipas Kodit zgjedhor dhe Kushtetutës së Maqedonisë, Kuvendi duhet patjetër të verifikojë mandatet e të gjithë deputetëve që kanë marrë votën e qytetarëve.
“Në Kushtetutën e Maqedonispë, në Kodin zgjedhorë dhe në rregulloren e Kuvendit nuk është parashikoar dispozitë me të cilin i lejohet deputetit të zgjedhur të japë deklaratë se nuk pranon t’i verifikohet mandati. Në kushtetutë dhe në ligjin për deputetë konfirmkohet se mandatin e deputetëve e konstituon kuvendi dhe se mandati ik deputeti fillon prej në seancën konstituive, respektivisht nga dita e konfirmimit të mandateve, sip është në këtë rast prej sot”, shprehet kryetari i Komisionit verifikues, Aleksandër Nikollovski.
Kryetari i rizgjedhur i Kuvendit, Trajko Veljanovski, pasi mori përkrahjen e të gjithë deputetëve të pranishëm në sallë, në fjalën e tij u zotua se do të drejtoj institucionin ligjvënës në mënyrën më të mirë, me qëllim që ai të jetë në funksion të zhvillimit dhe përparimit të vendit.
“Unë mund të premtoj se Kuvendi do të vazhdojë ta mbindërtojë demokracinë e Maqedonisë me tempo akoma më të shpejtë. Nuk ka ndalim dhe as pushim. Ju premtoj senca të panumërta, shumim të ligjeve dhe vendimeve të tjera. Ju premtoj debate të gjata dhe dinamikë të fuqishme. Integrimi në Bashkimin evropian dhe reformat e pëegjithshme të vendit janë qëllimi ynë i madh.ata vazhdojnë të përcaktojnë agjencën tonë edhe tempon tonë të punës. Patjetër duhet ti përfundojmë sa më shpejtë dhe sa më mirë, detyrat e mbetura në rrugën për jetë më të mirë. Patjetër duhet të vazhdojmë të punojmë që të fitojmë raporte të reja ende më të mira prë përparimin tonë nga ana e Komisionit Evropian”, shprehet kryetari i kuvendit Trajko Veljanovski.
Në këtë seancë morën pjesë edhe presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski, përfaqësues të bashkësive fetare dhe kori diplomatik, mes të cilëve ambasadori i BE-së Aivo Orav dhe ai amerikan Poll Volers.
Të pranishëm në seancë ishin edhe Lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së Menduh Thaçi. Seanca e konstituive u drejtua nga deputeti më i vjetër Stojan Milanov i Partisë Sociale.
MEFAIL ISMAILI
