Maqedoni

Kadriu: Bisedime intensive, javën që vjen

21.01.2017 14:59

Java që vjen do të jetë java e bisedimeve intensive për formimin e qeverisë, thotë eksperti juridik Osman Kadriu....

Bazuar në qëndrimet e deritanishme të dy partive fituese, ku VMRO përjashton kërkesat thelbësore të BDI-së dhe Deklaratën e përbashkët, Kadriu e parasheh dështimin e mandatarit Gruevski që të krijojë qeverinë e re.
 
“Siç është e njohur deri tash nuk ka rezultate finale. Brenda javës që vjen skadon afati 20 ditor për mandatarin e parë. Mendoj se duhet të vazhdohen dhe, mesiguri, do të vazhdohen bisedat intensive mes këtyre dy subjekteve dhe nëse me skadimin e afatit 20 ditor mandatari duhet t’i propozon kryetarit të shtetit ka ose nuk ka rezultate rreth formimit të qeverisë”, tha Osman Kadriu, profesor universitar.
 
Sipas Kadriut, në ndërkohë duhet të vazhdojnë bisedime intensive edhe mes LSDM-së dhe partive shqiptare. Duke u mbështet në praktikën e deritanishme, Kadriu thotë se Presidenti e ka detyrim që mandatin t’ia dorëzojë partisë së dytë fitues dhe jo të thellohet kriza me zgjedhje të reja.   
 
“Unë mendoj se varianti më i mirë do të ishte, jo të kemi zgjedhje të rradhës por në rrethin e dytë të aktiviteteve politike mes LSDM-së dhe partive shqiptare të zgjidhet qeveri politike. Për situatën që kemi, krizën që kemi dhe problemet që kemi në shtet, është e vetmja formulë dhe më e mira për të dalë Maqedonia nga kriza politike”, shtoi Kadriu.
    
Javën që lëm pas, BDI, si parti vendimtare për krijimin e numrave për formimin e qeverisë së re, ka realzuar takime edhe me mandatarin, Nikolla Gruevski edhe kreun e LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Për dallim nga kumtesa e parë e lëshuar pas takimit me VMRO-në, në kumtesën e përbashkët të lëshuar pas takimit me LSDM-në thuhet:“Në periudhën në vijim është e pritshme që takime të tilla të ketë midis dy palëve dhe opinioni do të njoftohet me kohë.”  
       
SHPËTIM NUREDINI