Maqedoni

Sëmundjet malinje tek fëmijët, mjekët: Numri po shtohet çdo vit e më shumë

21.01.2017 15:27

Gjithnjë e më shumë po rritet numri i fëmijëve me sëmundje malinje...

Sipas të dhënave të klinikës së fëmjëve në Shkup, vitin e kaluar , numri I fëmijëve me kancer, është rritur për 4 %. 
 
“Flas për fëmijë mbi moshën 1 vjecare, por edhe nën këtë moshë, për fëmijë latantë tek të cilët ëhstë rritur numri I smëundjeve malinje. Vihet re shtim I numrit të fëmijëve që lindin me tumorë malinjë, kryesisht në kocka dhe në sistemin qëndror nervor”, tha  Aspasia Sofianova, drejtoreshë e klinikës së fëmijëve – Shkup.
 
Sipas saj, duhet të bëhet një analizë më e thellë për të vërtetuar arsyet e shtimit të sëmundjeve malinje, sidomos tek fëmijët nën moshën dy vecare, ku shërimi ëhstë edhe më I komplikuar. Me diagnostifikim në kohë dhe të herdhëm, mjekët do të jenë një hap para në shërimin e këtyre sëmundjeve në kohë
 
“Do jetë mirë të dalim me një elaborat,  në të cilin të flasim qartë edhe për kushtet që cojnë deri në shfaqen e sëmundjes, e që lidhen me nënën , apo më saktë me mënyrën se si ajo ushqehet gjatë periudhës së shtatëzanisë dhe derisa ushqen fëmijën me gji. Që një fëmijë të lindë I shëndoshë, duhet të ketë predispozita për një gjë të tillë. Ne si klinikë jemi më të thirrurit të debatojmë për këto sëmundje në nivel republican”, shtoi Sofianova.
 
Edhe mjekët e vendeve të rajonit, alarmojnë se përballen me ktë njejtën problematikë. Por shtimi I numrit të pacientëve të vegjël me kancer, është problem që preokupon edhe Amerikën dhe Australinë tregojnë studimet e fundit.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI