Maqedoni

OBRM-PDUKM: Zhernovski në mënyrë të dyshimtë i harxhon paratë e qytetarëve

21.01.2017 16:48

VMRO – DPMNE - ja ka akuzuar kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski...

VMRO – DPMNE - ja ka akuzuar kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, për harxhim të parave të qytetarëve në mënyrë të pakontrolluar dhe të dyshimtë.
 
“Andrej Zhernovski i ka nënçmuar qytetarët e Komunës Qendër. Ai do të kujtohet si kryetari që nuk ka bërë asgjë në të mirë të qytetarëve, përveç dy rrugëve me gjatësi deri 6 mijë metra të cilët kushtuan 1,2 milionë euro.Vendi në të cilin ndodhemi momentalisht “Skver Jardan” është nga vendet e preferuara të Zhernovskit, ku e organizoi festimet për Vitin e Ri. Ky vend është dekoruar në vitin 2012 nga ana e VMRO-DPMNE-së, por Zhernovski harxhoi rreth 800 mijë euro”, tha Ilija Ilijovski, nga VMRO – DPMNE.