Botë
Tirane, 21 janari, protestuesit e AK- së, hedhin tymuese drejt kryeministrisë
21.01.2017 17:10
Gjashtë-vjetori i përkujtimit të 21 janarit ku u vranë 4 protestues është shoqëruar me incidente...

Disa dhjetëra përfaqsues të forcës politike Aleanca Kuqezi kanë tentuar të hyjnë brenda godinës së Kryeministrisë, duke hedhur tymues e fishekzjarrë.
Por ka vepruar menjëherë policia e cila ka shoqëruar 4 prej tyre. Kreu i kësaj aleance, Kreshnik Spahiu shpalli lëvizjen “Rama ra”, ndërsa paralajmëroi fillimin e protestave më 2 mars 2017.
Më herët, kryeministri Edi Rama deklaroi për herë të parë se ngjarja e 22 janarit është krim shtetëror për të cilën qeveria do të mbajë përgjegjësinë edhe në Gjykatën e Strasburgut.
Më 21 janar 2011 efektivë të Garadës së Republikës vranë katër protestues të pafajshëm para godinës së Kryeministrisë, në një demonstratë të thirrur nga Partia Socialiste.
Për bërjen drejtësi lidhur me këtë çështje ka mbetur edhe një shrpesë e vetme, që është reforma për drejtësi.
LULJETA NDOKA
