Maqedoni

Bisedimet për qeverinë e re, partitë nuk zbulojnë detaje rreth negociatave

21.01.2017 17:58

Ka ngelur edhe një javë deri në skadimin e afatit ligjorë të mandatarit Nikolla Gruevski për formimin e kabinetit të ri...

Ka ngelur edhe një javë deri në skadimin e afatit ligjorë të mandatarit Nikolla Gruevski për formimin e kabinetit të ri qeverisës ndërsa nga kjo parti edhe sot nuk zbuluan detaje lidhur me negociatat që po zhvillohen midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.
 
Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE tha se në këtë periudhë mandatari Nikolla Gruevski  me mbështetjen e komitetit ekzekutiv të partisë po vazhdon bisedimet lidhur me krijimin e qeverisë së re duke mos zbuluar hollësi.
 
“Nga ana e Komitetit qendrorë dhe ekzekutiv kryetari Gruevski ka mandatin e plotë t’i zbatojë bisedimet për Qeverinë. Ai është mandatar, si kryetar i partisë më të madhe në Republikën e Maqedonisë, mandat legjitim i dhënë nga qytetarët e Maqedonisë dhe kryetarit të shtetit, Gjorgje Ivanov dhe ai në këtë periudhë i vazhdon konsultimet në lidhje me këtë çështje të rëndësishme”, tha Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.
 
Heshtje pothuajse po mbretëron edhe në partinë e integristëve. Pas takimeve të fundit me krerët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së pritet që BDI të mbledhë kryesinë partiake për të shqyrtuar qëndrimet nga këto takime.
 
Ndërkohë lideri i LSDM-së Zoran Zaev dit më parë deklaroi se Nikolla Gruevski nuk mund të formojë qeveri. Ai paralajmëroi takime të reja mes LSDM-së dhe BDI-së gjatë ditëve në vijim ku, sipas tij, do të bisedohet për formimin e qeverisë se re.
 
NAIM RAMADANI