Maqedoni
Të hënën fillon mësimi, MASH: Komunat të pastrojnë rrugët
22.01.2017 13:31
Të hënën fillon gjysëm vjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme...

Sipas autoriteteve nga ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk duhet të ketë pengesa për fillimin e shkolles. Nga MASH shpresojne qe deri te henen do te pastrohen edhe rruget nga bora dhe ngricat dhe do te jene te kalueshme per nxenesit, dhe kete duhet ta bejne komunat.
“Në bazë të informacioneve që ne disponojmë nga pushteti lokal dhe gjithashtu nga shkollat fillore dhe të mesme në nivel të Maqedonisë , nuk kemi informata deri tani se ka rruga të zëna nga bora dhe se nuk ka depërtueshmëri deri te shkollat. Brenda kësaj periudhe edhe me stabilizimine kohës besoj që edhe në ato vende ku ka më shumë borë dhe rrugët janë me vështirësi të kalueshme, pushteti lokal do t’i ndërmerr të gjitha msat preventive dhe të domosdoshme që të pastrojë rrugët që të mund arsimtarët, nxënësit dhe i gjithë procesi edukativo arsimor të fillojë në kohë në gjithë vendin tonë”, tha Safet Neziri, këshilltar në MASH.
Edhe këtë dimër thotë Neziri, problematike do të jetë fillimi i gjysëmvjetorit të dytë në kohë, në shkollat fillore në malësinë e Karadakut dhe Karshiakës. Neziri u bën thirrje autoriteteve komunale e këtyre zonave ne rast se kanë rrugë të papastruara, të bëjnë çmos që të njëjtat ti pastrojnë në kohë dhe të mund të hënën të fillojë gjysëmvjetorin e dytë për të gjithë nxënësit.
“Ndër vite me rradh kryesisht është prëfshir pjesa e Karadakut, venbanimet Brez, Tanush,Mallin edhe disa venbanime tjera të Karshiakës rregullisht në këto zona janë paraqitur probleme me fillimin e procesin edukativo-arsimore dhe besoj se komunat do t’i kryejnë obligimet e tyre dhe do ti mirëmbajn rrugët me të cilën do të krijoheshin kushte për të filluar mësimin e gjysëm vjetorit të dytë shkollor”, shtoi Neziri.
1 mije objekte shkollore bëhen gati të presin nxënësit të hënën ne bangat e shkolles. Për shkak të përhapjes së gripit sezonal , gjysemvjetori i dytë nga 15 janari u shty për 23 janar.
REXHEP QAMILI
