Maqedoni
Analistët: Siguria në ballkan me rëndësi për evropën
22.01.2017 15:32
Siguria ne Ballkan eshte nje rendesie te madhe per Evropen, thote profesori I se drejtes nderkombetare Denko Malevski...

Siguria ne Ballkan eshte nje rendesie te madhe per Evropen, thote profesori I se drejtes nderkombetare Denko Malevski I cili shton se situata në Ballkan kohëve të fundit ka marre dimensione shumë më të gjëra, dhe si te tilla, mund të jenë të nxitura nga tendenca e përhapjes së ndikimit rus jo vetem në Ballkan por edhe ne Evrope.
Sipas tij edhe zvarritja dhe neglizhenca e zgjidhjes së krizës politike në vend dhe veprimet e fundit në Kosovë po e sjellin rajonin në nje situate e cila rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Ballkani këto ditë ka treguar se sa i rëndësishëm është për sigurinë e Europës. Kriza politike në Maqedoni situata në Kosovë dhe mosangazhimi europian për të përfunduar projektet e nisur, si dhe për të demokratizuar Ballkanin e për mos ta lënë atë në duart e oligarkisë, qeverive aventuriere, ndikimit rus, e kërcënimit të terrorizmit, ka sjellë situatën aktuale ku ndodhemi sot. Tani nuk janë më në pyetje kufijtë e Europës, por është siguria e saj, është territori i brendshëm i saj”, tha Denko Maleski, profesor universitar.
Malevski nuk besojne se per momentin ka një situatë të rëndë të sigurisë nëBallkan dhe as marrëdhënie të acaruar në ekstreme mes shteteve të veçanta, dhe qytetarët e rajonit nuk duhet të shqetësohen, por nevojitet reagim i koordinuar i të gjitha institucioneve në parandalimin e rreziqeve.
SANIJE DURAKU
