Maqedoni
Familja Iseni jeton mjerueshëm, duhet ndihmuar
11.05.2014 18:21
Sakrificat per mbijetes ndjehen kudo, mjafton te hedhesh syte ne shtepine e tyre...

Sakrificat per mbijetes ndjehen kudo, mjafton te hedhesh syte ne shtepine e tyre . Dhomat e banimit vetem nje kompesate e holle i ndan nga stalla e bagetive. 6 anëtarët e familjes Iseini nga fashti Llakavic i Gostivarit jetojne në kushte te mjerueshme , atyre u mungon gjithcka, shpesh here edhe ushqimi.
Shtepia e tyre, nese mund te quhet shtepi, nuk ka as kushtet minimale per jetese. Vjollca ka ardhur nga Burreli i Shqiperise per te formuar familje me bashkeshortin e saj Selimin, por jeta eshte treguar e pameshirshme me familjen e tyre. Kjo dhome gjumi eshte i vetmi kujtim i bukur i mbetur nga dita e marteses.
Por vetem ajo dite ka qene e bukur ne jeten e tyre, invialiditeti i Selimit ka detyruar bashkeshorten e tij te punoje nga mengjesi deri ne mbremje si pastruese ne shkollen e fshatit vetem e vetem per te siguruar kafshaten e gojes , mungedsa e te hollave e ka ndare Vjollcen edhe nga familja e saj ne Burrel te cilet ka dy vite qe nuk I viziton dot.
“Ky eshte sa krejet femijet cfare te bej , une kujdesem si per femijete si per burin , te gjithe nga une presin , ose te na jep dikush dicka , prej diten qe kum ardh jetoj ne kushte per zotin me zor keshtu e kalojme jeten”, shprehet Vjollca Iseni .
“Shume me obligime eshte , vrapo pas femijve tju pergadis ushqim, vrapo te kujdeset per mua , vrapo ne pune per te siguru kafashaten e gojes me gjitha mua , une jam me I kenqur te vdes se sa ti shoh keshtu , barem nuk I shoh se cbejn , nuk kam mundesi ti ndihmoj por nuk dua as ti shoh keshtu si hekin , pasi dhimbja e femijut ehste shume e rend , ndersa une nuk mund tju jap ndihme , teresishte jam I palivzeshem , femijet me ndihmojne ne kete shtegun qe e kam bere”, shprehet Selim Iseni.
Kjo familje 6 anetareshe eshte e mbytur ne borxhe, madje lista e tyre e borxheve eshte e gjate edhe ne dyqanin e fshatit.
Ata cdo dite presin me shprese se do ti ndihmoj dikush per te mbajtur frymen gjalle dhe per te rregulluar sado pak kushtet ne te cilat jetojne . Me shume luks as qe kerkojne, vetem pak ndihme per te mbijetuar.
RINA TURKESHI SAHITI
