Botë

Nikoliq zbut qëndrimin: Serbia dëshiron paqe me Kosovën

22.01.2017 16:49

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se vendi i tij do të insistojë në paqe me Kosovën...

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se vendi i tij do të insistojë në paqe me Kosovën dhe respektim të marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës, “por vetëm në qoftë se të dyja palët e bëjnë këtë”.
 
Nikoliq ka thënë se Serbia do ta vazhdojë dialogun dhe se nuk do të jetë ajo që do ta ndërprejë. “Dëshirojmë paqe dhe ne nuk do ta rrezikojmë”, tha Nikoliq  Presidenti serb tha e “Shqiptarëve do t’u themi hapur se respektimi i marrëveshjeve është kusht për paqe, ndërsa përfaqësuesve të BE-së do t’u themi se e kanë për obligim që të jenë të parapërgatitur”.
 
“Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë të ndalojnë cilindo aksion, i cili kërcënon në mënyrë direkte paqen dhe sigurinë e të gjithë banorëve të Kosovës" ka thënë Nikoliq.
 
Presidenti serb ditë më parë, pas ndalimit të trenit serb me ikonografi nacionaliste, në kufirin Kosovë-Serbi, ishte kërcënuar se në Kosovë do të dërgonte ushtrinë serbe.
 
Presidenti serb Nikoliq pritet ta përfaqësojë  Serbinë në vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën drejtimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini i cili do të mbahet të marten në mbrëmje.