Botë

Tripoli, shpërthen një automobil, bombë në afërsi të Ambasadës Italiane

22.01.2017 17:19

Në afërsi të ambasadës së hapur paradokohe të Italisë në kryeqytetin libian ka shpërthyer një automobil, në të cilin ka qenë e vendosur një bombë...

Policia në pjesët e mbetura të automobilit ka gjetur dy trupa.
 
Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë në 350 metra nga Ambasada e Italisë në një qark ku ndodhet edhe Ambasada e Egjiptit dhe Ministria e Planifikimit. Tani për tani askush nuk mori përgjegjësi për bombën e vendosur, e as nuk është bërë i ditur identiteti i personave të vrarë të gjetur në automobil.
 
Italia është shteti i parë perëndimor i cili sërish hapi ambasadë në Tripoli pas përleshjeve në Libi në vitin 2014 dhe 2015 kur shumë ambasada të huaja u tërhoqën nga ky shtet.