Maqedoni

Qeveria e re, Osmani: Fituesi me fituesin me rëndësi për BDI-në

22.01.2017 17:39

BDI ndodhet para një dileme të madhe se me kë duhet të futet në partneritet për të formuar qeverinë e re...

Parimi i marrëveshjes së majit e nënshkruar në vitin 2007, sipas të cilit fituesi duhet të shkojë me fituesin, është tepër i rëndësishëm për partinë e Ali Ahmetit ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani gjatë një interviste për Zërin e Amerikës në gjuhën shipe. 
 
“Egzitojnë dilema në partinë tonë se çfarë rruge duhet të zgjedhim ne. Kemi futur në tavolinë pesë opcionet të mundshme. Një të bëjmë koalicion me partinë fituese te komuniteti maqedon, është ky një parim ky shum i rëndësishëm të cilin e kemi nënshkruar me marrveshje gjithashtu nga SHBA-ve që fituesi te pala maqedone formon qeveri me fituesin te pala shqiptare dhe në këtë mënyrë respektohet vullneti i dy komunitetetve shumicë në vend, opcioni i dytë është të bëhet koalicion me partinë humbëse te komuniteti maqedonas, këtu egziston një presion mediatik dhe i opinionit për të zgjedhur këtë varijantë por egzistojë edhe opcione tjera”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
 
Por analistët janë të mendimit se gjatë formimit të qeverisë duhet respektuar rregullat e demokracisë, ligjet dhe kushtetuta dhe jo marrveshjet e caktuara midis partive. Marrveshja e majit sipas ekspertit juridik Mersim Maksuti nuk ka prodhuar efekte juridike dhe si e tillë nuk mund të jetë objekt i respektimit.
 
“Ajo marrveshje nuk paraqet objekt të respektimit për momentin sepse, nuk ka pasur obligime që kanë dalur në kuptimin e reflektimit të asaj në ligje dhe akte tjera juridike të këtij vendi. Por formimi i qeverisë së maqedonisë siç thash duhet të formohet qeveria konform rregullave të demokracisë dhe jo konform rregullave të partive politike të cilat i krijojnë  që do të thotë se qeverianë shumicë duhet formohet nga shumica e partive politike për të cilat u përcaktua populli në zgjedhje”, tha Mersim Maksuti, ekspert juridik.
 
Ndryshe kanë ngelur vetëm edhe një javë për të harmonizuar qëndrimet partitë e tyre rreth formimit të kabinetit të ri qeverisës.
 
NAIM RAMADANI