Botë

Japoni, zjarr në një rafineri nafte evakuohen 3000 banorë

22.01.2017 18:03

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një rafineri nafte në qytetin e Aridi, në jug të ishullit japonez Honshu para mbrëmjen e djeshme...

Sipas mediave vendase tymi i dendur ka mbuluar zonën ku ka shpërthyer zjarri, ndërsa shërbimet e zjarrfikësve në vendngjarje po tentojnë të shuajnë flakët e mëdha të zjarrit.
 
Për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme, autoritetet lokale kanë urdhëruar evakuimin e rreth 3000 banorëve të zonës.
 
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në qytetin e Aridi, ndërsa paraprakisht nuk ka informacione për të plagosur apo viktima.