Parashikimi i motit për sot

23.01.2017 09:24

Moti në Maqedoni do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit....

Moti në Maqedoni do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat në disa vende do të ulen nën ­10 gradë Celsius.

Nga fundi i ditës vranësirat do të rriten. Paradite në disa fushëgropa do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin deri ­12 gradë, ndërsa më të lartat deri 5 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha të diellit dhe temperaturë prej ­6 deri 1 gradë Celsius.

Të martën dhe të mërkurën do të ketë të reshura të përkohshme, kryesisht të borës me intensitet të dobët, ndërsa në pjesën juglindore të reshura të shiut dhe borës.