Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte të dimrit....

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte të dimrit, nëpër rrugë kryesisht të lagështa, vendevende me mbetje nga bora e shkrirë në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të “Rrigëve të Maqedonisë”.
LAMM rekomandon vozitje kryesisht të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan Makedonska Kamenicë Dellçevë, Vinicë Berovë, Gostivar Strazhë, Mavrovë Dibër Strugë, Demir Kapi Udovë, Katllanovë Veles, Krushevë Demir Hisar dhe Resnjë Bukovë.
Në fuqi është obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit.
