Hapen shkollat, fillon gjysmëvjetori i dytë, MASh: Komunat të pastrojnë rrugët

23.01.2017 10:02

Rreth 270.000 nxënës, prej të cilëve 188.000 nxënës të shkollave fillore dhe 80.000 të shkollave të mesme....

Rreth 270 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, sot iu kthyen bankave të shkollës për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

Një ditë më parë, nga MASh thane se nuk duhet të ketë pengesa për fillimin e mësimit ditën e sotme, duke potencuar se edhe në ato vendbanime ku ka vështirësi, autoritetet komunale do të bëjnë çmos në pastrimin e rrugëve  me qëllim që procesi edukativo–arsimor të fillojë në kohë në të gjithë vendin.

Pushimi dimëror është vazhduar me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të evitohet rreziku nga përhapja e gripit.