Ministri Jolevski merr pjesë në forumin kundër terrorizmit në Uashington
23.01.2017 10:58
Ministri i mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Jolevski..

Ministri i mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Jolevski, nga sot po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një vizitë pune. Ai do të merr pjesë në forumin ”Terrorizmi global dhe kërcënimet kibernetike”.
Në kuadër të vizitës së punës, ministri Jolevski do të realizojë takime dypalëshe me përfaqësues të administratës së SHBA-ve, me kongresmenë, senatorë, ndër të cilët edhe me Ted Cruse, si edhe me përfaqësues të Think-Tank bashkësive me ndikim në Uashington DC.
