ISIS publikon fotot e shkatërrimeve të mjeteve ushtarake turke

23.01.2017 12:09

Grupit terrorist i ISIS ka publikuar foto të reja me shkatërrimet....

Grupi terrorist i ISIS ka publikuar foto të reja me shkatërrimet e pajisjeve ushtarake turke.

Mediat ruse bëjnë me dije se tanket dhe mjetet e tjera të ushtrisë turke janë shkatërruar plotësisht në qytetin al-Bab, në veri të Sirisë.

Sipas këtyre mediave, një nga shkaqet e dështimit të ushtrisë turke në këtë aksion është spastrimi i profesionistëve në radhët e ushtrisë që prej tentativës për grusht-shtet.

Prej një muaji, ushtria turke nuk ka mundur të avancojë më tej. Turqia ka nisur sulmet kundër dy objektivave të “Shtetit Islamik” në qytetin el-Bab, pas nisjes së një aksioni të quajtur “Eufrat Shield”.

Turqia ka si synim kryesor ndalimin e milicisë kurde YPG nga bashkimi, që mund të çojë në kontrollin e zonës përgjatë kufirit turk, e cila do të çojë më tej në inkurajimin e separatizmit kurd brenda Turqisë.