Moti i keq, paralizohet Italia e jugut, një i vdekur

23.01.2017 14:58

Moti i keq që ka përfshirë prej disa ditësh Italinë qendrore është zhvendosur gjatë orëve të fundit në jug të vendit, duke shkaktuar një viktimë e duke përmbytur rrugë e shtëpi.

Reshjet e shumta të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve e dëme të mëdha në infrastrukturën e disa zonave në rajonet e Sicilisë e Kalabrisë.

Autoritetet lokale kanë shpallur gjendjen e emergjencës me kod të kuq, duke detyruar dhe mbylljen e shkollave. Dalja nga shtrati i lumit në komunën Castronovo, në provincën e Palermos, i ka shkaktuar humbjen e jetës një personi që po udhëtonte me makinën e tij, ndërkohë shumë automjete të tjera kanë mbetur për disa orë të bllokuara në zona të ndryshme të Palermos për shkak të mbylljes së rrugëve.

Shembjet e dheut kanë shkaktuar dhe mbylljen e linjës hekurudhore në rajonin e Sicilisë, ndërkohë që kryetarët e bashkive dhe komunave të goditura nga moti i keq i bëjnë thirrje banorëve të mos lëvizin nga banesat e tyre.