Mjegull në Londër, anulohen fluturimet nga Hithrou

23.01.2017 15:03

Për shkak të mjegullës së dendur, sot janë anuluar rreth njëqind fluturime...

Për shkak të mjegullës së dendur, sot janë anuluar rreth njëqind fluturime në aeroportin e Hithrout në Londër.

Mjegulla e mbuloi pjesën më të madhe të pjesës jugore të Anglisë. Nga aeroporti “London” janë anuluar 37 fluturime, ndërsa nga “Getvik”-u 9.

“Mjegulla e zvogëloi dukshmërinë e Hithrout”,- theksohet në kumtesën e shërbimeve të aeroportit dhe shtohet se janë anuluar pothuajse 8% nga fluturimet e planifikuara.

Mjegulla e dendur ka shkaktuar shqetësim lidhur me cilësinë e ajrit në Londër. Në hartën e Ministrisë britanike të Mbrojtjes së Mjedisit të Jetesës është treguar “ndotje e lartë” në mbarë pjesën juglindore të Anglisë.