Maqedoni

PDSH në Strugë me kryesi dhe kryetar të ri të degës

11.05.2014 18:33

Kryetari i PDSH-së sot qëndroi në Strugë ku mori pjesë në Kuvendin e degës së partisë në të cilën u zgjodh kryesia e re...

Kryetari i PDSH-së sot qëndroi në Strugë ku mori pjesë në Kuvendin e degës së partisë në të cilën u zgjodh kryesia e re, si dhe kryetari i ri, Blerton Pollozhani.
 
Me këtë rast, Thaçi foli edhe për zhvillimet e fundit politike rreth koalicioneve të mundshme për formimin e qeverisë së re. Sipas tij PDSH-ja i ka dyert e hapura për t`u futur në qeveri.
 
”Sa i përket çështjes së qeverisë ka degjeneruar gjithçka që është program dhe platformë është bër shumë simpatike që ditët e fundit të flitet kush do të jetë në qeveri. Vazhdoj të them se i kam të gjitha dyert e hapura për të hyrë në qeveri. Por, po ashtu u them se në asnjë moment nuk do të bëj kompromise me substancën e partisë e cila është e shenjt, sepse pastaj nuk do të kishte kuptim asgjë nëse bëhet kompromis i tillë”, -tha Thaçi.
 
Kuvendi i sotëm vjen pasi kohë më parë kryesia e partisë kishte shkarkuar kryetarin e degës Lavdrim Elmazin dhe anëtarin e kryesisë Ziadin Selën.
 
Por këto të fundit insistojnë se PDSH-ja e vërtetë në këtë qytet mbeten ata dhe se insistojnë në dorëheqjen e kryetarit të partisë Menduh Thaçi, për shkak të dështimit në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.