Maqedoni

Tetovë, gjysmëvjetori i dytë filloi në të gjitha shkollat

23.01.2017 16:55

Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës ka filluar gjysmëvjetori i dytë...

Përgjegjësi për arsim pranë komunës së Tetovës, Ahmet Qazimi, për TVM2 thotë se në procesin mësimor nuk është regjistruar asnjë problem në asnjë shkollë dhe se të gjitha shkollat janë furnizuar me lëndë për ngrohje. Edhe sa u përket shkollave në malësinë e Tetovës, ai tha se janë pastruar të gjitha rrugët nga bora dhe nxënësit pa problem ndjekin procesin edukativo-arsimor.
 
“Në ditën e sotme filloi çdo gjë në rregull, d.m.th. shkollat kanë qenë të furnizuara edhe me lëndë djegëse, shkollat kanë qenë të ngrohta gjatë ditës së sotme... Gjatë vikendit u pastruan qasjet në objektet shkollore, në malësinë e Sharrit dhe të gjitha institucionet shkollore kanë qenë me qasje të rregulluara pranë objekteve shkollore”,- deklaroi përgjegjësi për arsim në komunë e Tetovës, Ahmet Qazimi.
 
Po ashtu gjatë këtyre ditëve komuna e Tetovës, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë dezinfektuar të gjitha objektet shkollore dhe çerdhet, dhe ky proces i dezinfektimit do të vazhdojë edhe më tej, që të shmanget maksimalisht përhapja e gripit sezonal. Ndërkohë, edhe në komunat tjera rurale në Tetovë procesi mësimor ka vazhduar pa probleme. 
 
VISAR SADIKI