Komunikacioni në kushte dimri, mjegull në Veles, Katllanovë dhe Tetovë

24.01.2017 09:40

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore për zhvillohet në kushte dimri....

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore për zhvillohet në kushte dimri vende­vende nëpër rrugë të lagështa. Paraqitje të mjegullave me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në aksin rrugor Veles ­ Katllanovë dhe Tetovë.

Në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” janë realizuar fluturimet dhe aterimet e parashikuara me përjashtim për fluturimin nga Stambolli dhe drejt Stambollit, tregojnë të dhënat në internet faqen e koncesionarit të aeroporteve TAV Maqedoni.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan ­ Makedonska Kamenicë ­ Dellçevë, Vinicë-­Berovë, Gostivar­Strazhë, Mavrovë­-Dibër­Strugë, D.Kapi-­Udovë, Katllanovë-­Veles, Krushevë­-Demir Hisar dhe Resnje ­Bukovë.

Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete.