Moti, reshje të dobëta të borës dhe mjegull
Në pjesët jugperëndimore të Maqedonisë po mban mot me reshje të dobëta të borës...

Në pjesët jugperëndimore të Maqedonisë po mban mot me reshje të dobëta të borës, ndërsa në Pellagoni me intensitet mesatar. Nëpër fushëgropa ka vranësira të vogla dhe mjegull, përderisa nëpër fushëgropat e Pellagonisë dukshmëria është deri në 500 metra.
Paraqitje të mjegullave me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në aksin rrugor Veles - Katllanovë dhe në Tetovë. Gjatë ditës priten të reshura të përkohshme të borës, ndërsa në pjesët juglindore të reshurat do të jenë të shiut dhe borës. Temperatura më e lartë e ajrit do të jetë në interval prej -2 deri në 4 gradë celsius, ndërsa në fushëgropën e Pollogut deri në rreth -4 gradë celsius.
Për nesër paralajmërohet mot kryesisht me vranësira dhe i ftohtë, me të reshura të përkohshme të borës me intensitet të dobët. Nga e enjtja vranësira gradualisht do të zvogëlohet, temperaturat e mëngjesit do të jenë në rënie dhe më të ulëta pritet të jenë të shtunën nga -16 deri në -6 gradë celsius. Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, vende-vende nëpër rrugë të lagështa.
Në aeroportin e Shkupit janë realizuar fluturimet dhe aterimet e parashikuara, me përjashtim për fluturimin nga Stambolli dhe drejt Stambollit.
