VMRO-DPMNE: Zaev kërkon mënyrë për ta evituar drejtësinë në rastin “Mitmarrja”
24.01.2017 11:47
VMRO-DPMNE ka reaguar pas shtyrjes së djeshme të procesit gjyqësor...

VMRO-DPMNE ka reaguar pas shtyrjes së djeshme të procesit gjyqësor për rastin “Mitmarrja” në të cilin lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është akuzuar për kërkim të ryshfetit. Sipas VMRO-së Zaev kërkon mënyrë për ta evituar drejtësinë.
Në kumtesë thuhet se me shtyrjen e djeshme të procesit gjyqësor dhe kërkesën që të përjashtohen prokurorët publik, Zaev ka zgjedhur taktikë të re që të mos përgjigjet para drejtësisë.
Nga VMRO thonë se Zaev dëshiron të bashkëpunojë vetëm me prokurorinë speciale publike, e cila, siç thekson, ia ka dhuruar abolimin e dytë.
