Ivanov e fillon mandatin e ri presidencial
Me dhënien e deklaratës solemne para shtëpisë ligjdhënëse, Ivanov edhe formalisht do ta fillojë mandatin e dytë pesëvjeçar si shef i shtetit................

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë në të cilën do të inaugurohet presidenti i sapozgjedhur i shtetit Gjorge Ivanov.
Me dhënien e deklaratës solemne para shtëpisë ligjdhënëse, Ivanov edhe formalisht do ta fillojë mandatin e dytë pesëvjeçar si shef i shtetit.
Në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë është paralajmëruar ceremoni solemne me rastin e inaugurimit të Ivanovit. Në solemnitet, ashtu siç paralajmëruan nga Kabineti i tj, do të marrin pjesë qytetarë, të cilët pas ceremonisë do të priten nga ana e presidentit Ivanov.
Gjorge Ivanov i cili ishte kandidat për president i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, sërish është zgjedhur në zgjedhjet që u mbajtën më 13 përkatësisht 27 prill. Ai fitoi 534.910 vota, derisa kundërkandidati i tij nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski 398.077 vota.
