Itali, rritet në 14 numri i viktimave nga orteku (VIDEO)

24.01.2017 13:16

Forcat e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë pesë trupa të pajetë....

Forcat e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë pesë trupa të pajetë nga rrënojat e hotelit “Rigopiano”, që u shkatërrua nga një ortek dëbore gjashtë ditë më parë në Itali.

Me tre viktimat burra dhe dy gra të gjetura orët e fundit, numri total i viktimave të hotelit në rajonin e Abruzzos arrin në 14.

Ekipet e shpëtimit thonë se ende ka shpresa, ndonëse të pakta, për të mbijetuar, pasi 15 persona të tjerë rezultojnë ende të humbur.

Zjarrfikësit po përpiqen të hapin një vrimë në një mur betoni 80 cm të trashë për të arritur tek të humburit.

Ata shpresojnë që orteku të mos ketë penetruar në zemrën e strukturës së hotelit, pjesë në të cilën nuk kanë arritur ende. Deri më tani, ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë 11 të mbijetuar.