Botë
Senati amerikan votoi, Mike Pompeo zyrtarisht shef i CIA-s
24.01.2017 14:50
Senati amerikan ka konfirmuar Mike Pompeon në krye të Agjencisë qendrore të Inteligjencës amerikane...

I përzgjedhuri i Donald Trump për karrigen e parë të CIA-s mori votat pro edhe përkundër shqetësimeve që ai mund të zgjerojë mbikëqyrjen apo të lejojë të ashtuquajturat teknikat e zgjeruara të marrjes në pyetje, që konsiderohen si tortura.
Gjatë votimit, Pompeo mori 67 vota “për”, më shumë se mjaftueshëm për të konfirmuar emërimin e tij, ndërsa 30 votuan kundër.
Të gjitha kundërshtitë ishin nga demokratët. Mike Pompeo, i zgjedhur republikan, është vetëm anëtari i tretë i administratës së Donald Trump që është konfirmuar në postin e tij.
