Tenis
Federer dhe Wawrinka ne gjysemfinalen e pare ne AUS OPEN
24.01.2017 15:15
Nuk ka të ndalur marshimi i tenistit zvcieran Roger Federer, që sot mposhti me lehtësi 3-0 (6-1, 7-5, 6-2) gjermanin Mischa Zverev...

Nuk ka të ndalur marshimi i tenistit zvcieran Roger Federer, që sot mposhti me lehtësi 3-0 (6-1, 7-5, 6-2) gjermanin Mischa Zverev dhe është kualifikuar për në gjysmëfinalen e grand slemit të Australia Open.
Lodhja e 5 seteve të ndeshjes së fundit nuk e ka penguar aspak 34-vjeçarin që të zhvillojë një lojë mjaft të mirë ndaj një rivali 10 vjet më të ri, duke e mundur me lehtësi. Federer 35 vjeç është bërë kështu lojtari më i vjetër në Australian Open që arrin gjysmëfinalen që nga Arthur Ashe në vitin 1978.
Në gjysmëfinale, përballë Federer do të jetë patrioti i tij Stanislas Wawrinka, që sot fitoi po 3-0 (7-6, 6-4, 6-3) ndaj francezit Jo-Wilfried Tsonga, në ndeshjen tjetër çerekfinale.
Një sfidë më e ekuilibruar, me Tsonga që tentoi të rivalizojë, sidomos në setin e parë, por pa sukses. Wawrinka bëri një paraqitje të mirë, duke mposhtur në çdo drejtim rivalin francez dhe arritur një kualifikim të merituar për në gjysmëfinale.
Ne konkurimin e femrave, Venus Williams dhe Coco Vandeweghe janë dy gjysmëfinalistet e para. Një derbi amerikan në gjysmëfinalen e parë, dy emra disi surprizë edhe pse 37-vjeçarja Venus është një ish-numri 1 në botë.
Motra e madhe e familjes Williams mundi sot 2-0 rusen Anastasya Pavlyuchenkova (6-4, 7-6), në një ndeshje me rivalitet dhe emocione në setin e dytë. Në të parin, Venus pati epërsi dhe fitoi me lehtësi, ndërsa në të dytin rusja rivalizoi deri në fund, por u mund në “tie break”.
Surprizë emri i 25-vjeçares Coco Vandeweghe, që eliminoi spanjollen Garbine Muguruza, duke triumfuar 2-0 (6-4, 6-0).
Muguruza, që ishte favorite bëri një ndeshje të dobët, duke mos rivalizuar dhe ishte gjithnjë në ndjekje. Kjo është hera e parë për Vandeweghe që del në gjysmëfinalen e një turneu të madh.
