Autobusi i BE-së në Çashkë
Qëllimi i kësaj fushate informuese, të organizuar nga delegacioni i BE-së është të vendoset komunikim direkt me popullatën e mjediseve rurale dhe të orfrohen informata lidhur me Unionin dhe vendet anëtare….

Prej sot deri më 23 maj autobusi udhëtues i BE-së, si pjesë e fushatës informative "BE-ja nga afër" do të vizitojë dhjetë fshatra në mbarë vendin. Sot autobusi i BE-së do ta vizitojë Çashkën.
Së bashku me përfaqësuesit e delegacionit të Bashkimit Evropian, në autobus do të jenë ambasadori i disa vendeve anëtare të BE-së, përfaqësues të Qeverisë, Agjencisë për përkrahje financiare të bujqve dhe zhvillimit rural (IPARD), si dhe organizata joqeveritare lokale Lëvizja evropiane, studentë dhe përfaqësues të mediave.
Qëllimi i kësaj fushate informuese, të organizuar nga delegacioni i BE-së është të vendoset komunikim direkt me popullatën e mjediseve rurale dhe të orfrohen informata lidhur me Unionin dhe vendet anëtare. Banorët e fshatrave do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje lidhur me BE-në, procesin dhe inkuadrimin drejt BE-së, mundësitë për financim në suaza të IPA programit dhe programet tjera për ndihmë financiare të BE-së përmes komunikimit direkt me anëtarët e ekipit të autobusit të BE-së.
Autobusi i BE-së nesër do ta vizitojë qendrën e Zhupës, ndërsa në ditët e ardhshme edhe Shemshevën, Rostushën, Novacin, Studeniçanin, Istibanjën, Zërnovcin dhe Nagoriçanin e vjetër.
