Basketboll

Russell Westbrook përsëri në skenë me “triple-double”

24.01.2017 15:21

Superylli i Oklahomës, Russell Westbrook, po vazhdon me performancën e tij fenomenale...

Utah Jazz e bëri këtë për herë të 59-të në karrierën e tij dhe u barazua me legjendën Larry Bird. Russell, përball Utah luajti me 38 pikë, 10 kërcime e 10 asistime (triple double i 22-të i stinorit) dhe gjithashtu e përdori topin e fundit ku shënoi për Ötoren e skuadrës me rezultat 97-95.
 
Waiters shokon Warriorsat
Heroi i natës në “American Airlines Arena” u bë Dion Waiters, duke shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes për t’ia sjellë Ötoren Miami Heatit kundër Golden State Warriorsit. Kur çdo gjë ishte e barabartë, Waiters shënoi nga vija e treshit në sekondat e fundit dhe ndeshja u krye me rezultat 105-102. Dion Waiters gjithashtu ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 33 pikë. Treshja fantastike e luftëtarëve, Kevin Durant(27 pikë), Klay Thompson (22 pikë), Stephen Curry (21 pikë), ishin të pamjaftueshëm për Ötore. Golden State pësoi humbje pas 7 fitoreve resht, por ende gjenden në krye të Konferencës Perëndimore me bilanc 38-7.
 
Pelikanët befasojnë kampionin 
Befasia e natës erdhi nga New Orleans Pelicans, të cilët e mposhtën kampionin aktual Cleveland Cavaliers, me rezultat 124-122. Fitorja e Pelicansit ishte shokuese ngase ata luajtën pa superyllin Anthony Davis, derisa shkëlqyen Terrence Jones me 36 pikë dhe Jrue Holiday me 33 të tjera. Ndërsa te kampioni, 49 pikët e Kyrie Irvingut dhe triple-double i LeBron Jamesit (26 pikë, 12 asistime e 10 kërcime), nuk mjaftuan për të mposhtur pelikanët.