Botë

Londër, shpërthen “fabrika e kanabisit”, pesë të lënduar

24.01.2017 16:19

Dy persona janë arrestuar pas shpërthimit në një banesë, e cila dyshohet se ishte kthyer në një “fabrikë kanabisi”...

Nga shpërthimi janë plagosur pesë persona. Policia londineze konfirmoi se dy të dyshuarit janë duke u marrë në pyetje si për shpërthimin, por edhe për kanabisin që e prodhonin në kushtet e shtëpisë.

Një prej fqinjëve të të dyshuarve pretendon se shpërthimi ka ardhur pasi një bombol gazi ka pasur rrjedhje.

Mbi 70 zjarrfikës u angazhuan për të shuar flakët që kishin përfshirë “fabrikën” dhe disa banesa përreth.

Autoritetet mbyllën rrugët në Hornchurch, në lindje të Londrës, për arsye sigurie si dhe evakuuan apartamentet përreth.