Maqedoni
Rasti “Kumanova”, seanca vazhdon me dyer të mbyllura
24.01.2017 16:35
Seanca gjyqësore në rastin “Kumanova” ka vazhduar me dyer të mbyllura...

Sipas avokatit të mbrojtjes, Mefail Asllanit, edhe kësaj radhe janë dëgjuar transkriptat e bisedave të përgjuara.
Sipas Ligjit për procedurë penale, pas përfundimit të dëgjimit të bisedave të koduara, fjalën e ka mbrojtja për të prezantuar provat, theksoi Asllani.
“Ende vazhdojmë me dëshmitë e koduara, konkretisht me përgjimet. Seanca shkoi në rregull, nuk pati ankesa nga klientët për keqtrajtim. Seanca e radhës është më datën 26, ku do të vazhdohet sërish me dëshmitë e koduara dhe së shpejti presim edhe të kryhen. Atëherë sipas Ligjit për procedurë penale parashihet që mbrojtja të propozojë provat”,- deklaroi avokati i mbrojtjes, Mefail Asllani.
Në rastin “Kumanova” akuzohen për veprën terrorizëm 37 persona të cilët morën pjesë në përleshjen e armatosur më 9 dhe 10 maj të 2015 në “Lagjen e trimave” në Kumanovë.
NAIM RAMADANI
