Maqedoni
Hahn: Shpresoj që sa më parë të formohet qeveria e re
24.01.2017 16:59
Komisari europian për politikë fqinjësore europiane dhe për negociatat për zgjerim, Johanes Han...

Komisari europian për politikë fqinjësore europiane dhe për negociatat për zgjerim, Johanes Han, në fjalimin e mbajtur në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës u përqendrua dy herë në situatën e Republikës së Maqedonisë dhe perspektivat e saj europiane.
I pyetur drejtpërdrejt nga deputeti britanik, Mark Pritçard, nga radhët e grupit të konservatorëve europianë dhe reformatorët për atë se nëse mund të japë datë të saktë për anëtarësimin e vendit tonë në BE, Johanes Han u përgjigj se shpreson se së shpejti do të arrihet progres.
"Shpresoj se së shpejti do të formohet qeveri e re, e mbështetur nga shumica, me qëllim që të vazhdojë të hapë perspektiva europiane për vendin, që së shpejti të mund t'i fillojmë negociatat për anëtarësim dhe kapitujt për negociata një pas një. Por, për këtë nevojitet të përmbushen disa kushte. Vetëm atëherë mund të miratohen masat e nevojshme”,- deklaroi komisioneri për zgjerimin e BE-së, Johanes Hahn.
Që të ketë progres në rrugën për anëtarësim në BE, theksoi ai, duhet të zgjidhet problemi me emrin. "Për këtë nevojitet shumicë kushtetuese. Shpresoj se gjatë javëve të ardhshme do të arrijmë të shënojmë progres",- tha Han.
Para APKE-së eurokomisioneri disa herë përsëriti se për të gjithë vendet kandidate, të cilat synojnë të hyjnë në BE, nevojitet respektim i normave të Këshillit të Europës dhe para së gjithash të shtetit juridik.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
