Botë

Itali, rrëzohet helikopteri i shpëtimit, 6 të vdekur

24.01.2017 17:26

Një helikopter i ndihmës së shpejtë është rrëzuar në provincën e Aqulas në Itali...

Në aksident humbën jetën 6 persona, mes tyre edhe i sëmuri për të cilin kishte ardhur ekipi i ndihmës së shpejtë.

Helikopteri u rrëzua nga një lartësi prej 600 metra, ndërsa kishte rekuperuar një person të dëmtuar në një pistë skie në qytezën Campo Felice.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e rrëzimit kushtet atmosferike ishin mjaft të vështira, me mjegull e re të shumta. Edhe pse rrëzimi i helikopterit ka ndodhur jo shumë larg tragjedisë së Hotel “Rigopiano”, autoritetet lokale informojnë se mjeti fluturues nuk ishte impenjuar në operacionet e emergjencës së motit të keq apo të rekuperimit të viktimave.