Maqedoni
VMRO-DPMNE: Janeva konfirmoi në shërbim të kujt është PPS
24.01.2017 17:36
VMRO-DPMNE thotë se dy hetimet e sotme të Prokurorisë Speciale “Tanku” dhe “Tarifa” janë përpjekje e Katica Janevës...

VMRO-DPMNE thotë se dy hetimet e sotme të Prokurorisë Speciale “Tanku” dhe “Tarifa” janë përpjekje e Katica Janevës për ta shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga tërheqja e aktakuzës për rastin “Puç”, ku i pandehur ishte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
“Katica Janeva konfirmon se të gjitha aktivitetet e deritanishme janë përqendruar në mbrojtjen e krimit të Zoran Zaevit dhe denigrimit politik të VMRO-DPMNE-së. Hapja e sotme e hetimeve të reja duket qartë se është një porosi partiake dhe vazhdim i veprimit joprofesional politik të Speciales. Ky është edhe një tjetër shpërqendrim i Katica Janevës nga vendimi i turpshëm për tërheqjen nga rasti “Puç”. Katica Janeva e ka humbur kredibilitetin profesional në këmbim të rolit të instrumentit politik të Zoran Zaevit”,- deklaroi Spiro Ristovski nga VMRO-DPMNE.
GAZMEND REXHEPI
