MAQEDONI

Konferencë “Përvojat e SHBA-së me reforma dënuese dhe përfitimet për Republikën e Maqedonisë”

12.05.2014 11:23

Konferencën do ta hapin ambasadori amerikan në vend Poll Uolers, kryetarja e Gjykatës supreme Lidija Nedellkova, prokurori publik Marko Zvrlevski, dhe drejtoresha e akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik Aneta Arnaudovska………..

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë me përkrahje të Ambasadës të SHBA-së dhe Byrosë për luftë ndërkombëtare  kundër narkotikëve dhe zbatimit të ligjeve (INL) sot organizon konferencë me temën "Përvojat e SHBA-së, me reforma ndëshkuese dhe përfitimet për Republikën e Maqedonisë".

Konferencën do ta hapin ambasadori amerikan në vend Poll Uolers, kryetarja e Gjykatës supreme Lidija Nedellkova, prokurori publik Marko Zvrlevski, dhe drejtoresha e akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik Aneta Arnaudovska.

Krahas ekspertëve vendorë në konferencë do të marrin pjesë edhe Rikardo Hinohosa, kryetar i Gjykatës federale për distriktin jugor në Teksas, SHBA dhe ish kryesuesi i Komisionit për përcaktimin e dënimeve në SHBA, Artur Hanter, gjykatës në gjykatën penale nga Orleansi, Luiziana, SHBA-ja, Dejvid Gris, prokurori federal publik dhe këshilltari juridik i përhershëm programit OPDAT në Shqipëri dhe Lesli Joan Rozrnborg, avokate dhe menaxhere e programit të Odës së avokatëve amerikan/ROLI.