Botë

Kur poshtë dyshekut fshihet një pasuri e vërtetë

24.01.2017 21:19

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar 20 milionë dollarë “cash”, që u zbuluan të fshehura poshtë dyshekut të një shtrati, në një apartament në Massachusetts...

Paratë besohet se janë të lidhura me një skemë piramidale prej 1 miliardë dollarësh, ku përfshihej TelexFree, një kompani e cila predendonte se ofronte shërbim interneti nëpërmjet telefonit.
 
Hetuesit i zbuluan paratë teksa ishin vënë në ndjekje të një braziliani, i cili u arrestua në lidhje me paratë. 
 
Autoritetet thonë se kompania në fjalë përllogaritet të ketë mashtruar rreth 1 milionë persona në të gjithë botën.
 
Ndërkohë, zyra e hetuesisë në Massachusetts postoi këtë foto të parave të gjetura nën dyshek, në apartamentin e 28 – vjeçarit Cleber Rene Rizerio Rocha./tvklan.al