Ja çfarë moti mbizotëron sot në vendin tonë

25.01.2017 09:28

Moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht i ftohtë dhe me temperatura të ulëta....

Moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht i ftohtë dhe me temperatura të ulëta. Në pjesën perëndimore gjatë mëngjesit do të ketë të reshura të shiut, ndërkaq në pjesën juglindore reshje të shiut dhe borës. Më së pakti kushte për reshje të borës do të ketë në pjesën veriore, njofton Portalb.

Pritet që masa e mjegullave gjatë ditës të ulet, ndërkaq temperaturat e mëngjesit të bien. Temperaturat do të lëvizin nga -13 deri më -4 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me mjegull dhe temperatura të ulëta. Temperaturat do të lëvizin nga -7 deri më 0 gradë celsius.