Ndërpritet trafiku në aksin Prilep-Manastir-Resnjë

25.01.2017 09:41

Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep-Manastir-Resnjë....

Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep-Manastir-Resnjë përmes Qarkores Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit, informon LAMM.

Gjendja e rrugëve në Maqedoni po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa, në viset më të larta në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore dhe jugperëndimore vende-vende me mbetje të borës.

Dukshmëri e ulët për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 150-200 metra ka në drejtimin rrugor Gostivar-vendkalimi malor Strazhë dhe deri 70 metra në vendkalimin malor Pletvar.