Nga acari vdes një i pastrehë në Manastir
25.01.2017 09:56
Një i pastrehë është gjetur mëngjesin e sotëm i vdekur.....

Një i pastrehë është gjetur mëngjesin e sotëm i vdekur në një shtëpi të pabanueshme në Manastir, ndërkohqë shoku i tij gjithashtu i pastrehë është dërguar në spital. Sipas informacioneve të para i pastrehu ka ndëruar jetë si pasojë e të ftohtit.
Policia po punon në zbardhjen e rastit.
Nga temperaturat e ulëta në Maqedoni deri më tani janë gjetur dy persona të vdekur të pastrehë, njëri nga Shkupi ndërkaq tjetri nga Strumica.
