6 persona të lënduar në 9 aksidente në Shkup
25.01.2017 10:14
Gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore....

Gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në pesë nga gjithsej nëntë aksidente që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Shkup. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material.
Policia rrugore ka sanksionuar gjashtë shoferë të cilët kanë drejtuar makinat e tyre me shpejtësi përtej limiteve.
Ndërkohë që marimanga ka larguar 65 automjete të parkuara në vende të gabuara.
Sot në ora 12 para kuvendit do të zhvillohen protesta të qeta për një trafik më të qetë.
