Irak, sulm me bombë, humbin jetën katër persona e plagosen 11 të tjerë
25.01.2017 13:02
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në Bagdad...

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, pas një sulmi me bombë.
Sipas autoriteteve vendase, një autobombë shpërtheu në terminalin e autobusëve Naheda, por ende asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për kryerjen e këtij akti.
Iraku ka qenë shpeshherë gjatë këtyre dy muajve të fundit objektiv i sulmeve terroriste, ku kanë humbur jetën disa dhjetëra persona.
Një prej sulmeve me më shumë viktima ishte ai që ndodhi në një treg të kryeqytetit më 31 dhjetor 2016.
