Maqedoni
Një pjesë e komunës Gjorçe Petrov nesër pa energji elektrike
25.01.2017 14:18
Një pjesë e abonuesve të rrugëve "Vera Ciriviri - Trena", "Znepole", "Boris Sarafov" dhe "Rilindja e Maqedonisë"...

Një pjesë e abonuesve të rrugëve "Vera Ciriviri - Trena", "Znepole", "Boris Sarafov" dhe "Rilindja e Maqedonisë" në komunën Gjorçe Petrov nesër prej orës 9 deri në orën 14 do të mbeten pa energji elektrike.
Siç njoftoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është zbatimi i ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin distribuues nga ekipet e EVN Maqedoni SHA./Mia
