Maqedoni

Rritet numri i tatimpaguesve të mëdhenj, 170 kompani të reja ndikim në rritjen ekonomike

25.01.2017 14:38

170 kompani të reja u bënë shfrytëzuese të Drejtorisë për Tatimpaguesit e mëdhenj në Drejtorinë për të Ardhura Publike...

170 kompani të reja u bënë shfrytëzuese të Drejtorisë për Tatimpaguesit e mëdhenj në Drejtorinë për të Ardhura Publike, duke rritur në 435 numrin e shfrytëzuesve të shërbimeve të kësaj Drejtorie, të cilët krijojnë 44,42 % nga të ardhurat në Buxhetin e shtetit.
 
Shfrytëzuesit janë kompani nga industria e naftës, sektori energjetik, metalurgjia, bankat, kompanitë e sigurimit dhe lizingut, ndërmarrjet publike, si dhe kompani të cilat kryejnë veprimtari të rëndësishme shoqërore dhe investime të huaja të cilat punojnë në zonat zhvillimore teknologjike. Mes tatimpaguesve të mëdhenj është edhe RTVM. 
 
“Tatimi i obliguesve të mëdhenj tatimor që e kemi admistruar vitin e kaluar në arkën shtetërore është 43,42%. Kjo tregon shumë për suksesin, trajtimin dhe arsyeshmërinë që po e ofrojmë për këtë kategori të obliguesve të mëdha tatimor”,- deklaroi drejtoresha e DAP-it, Anastasia Ilieska.
 
“Kompanitë  e mëdha kanë ndikim të rëndësishëm në e zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit. Ata janë krijues të vendeve të mëdha të punës, bartës të proceseve teknologjike dhe njëkohësisht janë rritës të importit dhe bruto-prodhimit vendor”,- tha ministri i Ekonomisë, Kiril Minovski.
 
Nga DAP theksojnë se do të vazhdojnë me implementimin e politikave tatimore dhe lehtësirat e shumta për të gjitha subjektet private dhe shtetërore. Sipas tyre, Maqedonia ka shkallë tre herë më të ulët tatimore në krahasim me vendet europiane dhe Azisë qendrore.  
 
Drejtoria për tatimpaguesit e mëdhenj punon nga fundi i vitit 2006, ndërsa pjesa më e madhe e tatimeve të paguara është në bazë vullnetare.
 
REXHEP QAMILI