Kumanovë, përkujtohet aktori i ndjerë, Sefedin Nuredini
Në 64 vjetorin e tij të lindjes, në Teatrin e Kumanovës është përkujtuar aktori me origjinë nga Kumanova, Sefedin Nuredini...

Në 64 vjetorin e tij të lindjes, në Teatrin e Kumanovës është përkujtuar aktori, regjisori e dramaturgu i njohur shqiptar, me origjinë nga Kumanova, Sefedin Nuredini, i cili ndërroi jetë ditë më parë. Për ta përkujtuar veprimtarinë e pasur të Sefedin Nuredinit kishin ardhur familjarë, kolegë, miq e adhurues të artit skenik.
Akademia përkujtimore filloi me duartrokitje frenetike në nderim të veprimtarisë së Sefedin Nuredinit.
Mjaft emocionuese ishte poezia e recituar e nipit të Sefedin Nuredinit kushtuar gjyshit të tij të ndjerë.
Nga kjo akademi u iniciua edhe botimi i një monografie në kuadër të Ministrisë së Kulturës si dhe përgatitja e një filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Sefedin Nuredinit. (Nexhat Aqifi, TVM2)
