Maqedoni

Agjencia për punësim, katër konkurse për aftësi avancuese të teknologjisë informatike

25.01.2017 15:42

Prej sot e gjatë 10 ditëve të ardhshme, të gjithë personat e papunë të cilët kanë dhunti dhe njohuri...

Prej sot e  gjatë 10 ditëve të ardhshme, të gjithë personat e papunë të cilët kanë dhunti dhe njohuri për programim mund të paraqiten në shpalljen e Agjencisë për Punësim, për trajnime dhe për aftësi avancuese të teknologjisë informatike. Bëhet fjalë për katër lloje trajnimesh për programim.
 
“Të gjithë studentët para së gjithash do të edukohen, pas kësaj do të kalojnë një lloj testimi. Ata të cilët do ta kryejnë trajnimin, do të marrin certifikatë, e cila do të jetë e vlefshme jo vetëm për tregun e programerëve në vend, por edhe atë ndërkombëtar. Bëhet fjalë për trajnim zyrtar Mikrosoft për programim në HTML 5 dhe CSS 3, i cili dedikohet për uebdizajnerë dhe uebprogramerë. Trajnimi i dytë Mikrosoft për MCSD ueb aplikacione "Net C#" për zhvillimin e ueb aplikacioneve interaktive cilësore dhe zhvillimin e ueb serviseve. Trajnimi i tretë është ORACLE, trajnim zyrtar i dedikuar për zhvillimin e aplikacioneve në gjuhën programore PHP dhe i katërti është ISTQB për të testues për cilësinë e softuerit”,- deklaroi drejtori i APRM-së, Vllatko Popovski.
 
Të interesuarit duhet të kenë arsim të mesëm ose të lartë. Pas 10 ditëve të gjithë të interesuarit do të thirren në testim, me qëllim që të përcaktohen njohuritë e tyre, ndërsa do t'u ofrohet edhe marrëveshje me agjencinë për afatet në të cilat duhet ta përfundojnë trajnimin dhe ta japin testin.
 
Viteve të kaluara nga viti 2010 gjithsej 1.025 persona kanë ndjekur dhe kanë përfunduar trajnime të tilla. Gjysma e tyre janë punësuar.
  
FARIJE DAUTI-BAKIJU