Futboll

Napoli kalon në gjysmëfinale, Hysaj ndëshkohet me karton të kuq

25.01.2017 16:28

Skuadra e Napolit ka mposhtur 1:0 Fiorentinën, për t’u bërë skuadra e parë që kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë...

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi anësori spanjoll, Jose Callejon në minutën e 71’të.
 
Në këtë ndeshje për Napolin luajti edhe shqiptari Elseid Hysaj, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90’të.
 
Napoli në gjysmëfinale do të ketë punë shumë të vështirë, pasi do të pres Milanin ose Juventusin që luajnë nesër ndaj njëra tjetrës.