Futboll

Cavani dhe Di Maria dërgojnë PSG-n në finale

25.01.2017 16:31

Paris Saint Germain është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Ligës në Francë...

Kampioni francez mposhte 4 me 1 Bordeaux në gjysmëfinale.
 
Nga dy gola për PSG-n i shënuan Cavani dhe Di Maria, kurse të vetmin për vendasit e realizoi Rolan.
 
Me këtë fitore PSG-ja siguron finalen e parë në këtë edicion, ndërsa kundërshtarin do ta mësoj nesër pas duelit Monaco – Nancy.